Shoqëria “Integrated Energy BV SPV” sh.p.k. shpall vende të lira pune.

Aplikimet pranohen deri më 26.01.2026.

Shoqëria “Integrated Energy BV SPV” sh.p.k. shpall vende të lira pune.

Aplikimet pranohen deri më 05.06.2026

Të interesuarit janë të lutur të dërgojnë CV-në e tyre në adresën e email-it:

hr@iebv.com.al


Drejtues i makinave të rënda (Manovrator)

Detyrat dhe Përgjegjësitë:

1. Operon mjetet e rënda sipas nevojave të punës, duke siguruar që të gjitha operacionet të kryhen në përputhje me udhëzimet dhe rregullat e sigurisë përkatëse;

2. Kujdeset për mirëmbajtjen e përditshme të mjetit në përdorim, duke përfshirë kontrollin e nivelit të karburantit, ujit, dhe nivelet e tjera të nevojshme, si dhe monitorimin e gjeneralizuar të gjendjes së mjetit për shenja të donjë problemi potencial;

3. Realizon kontrollin dhe raporton tek përgjegjësi për çdo problematikë të evidentuar në mjetin e përdorur, duke siguruar që të gjitha incidentet dhe defektet të raportohen dhe trajtohen menjëherë për të shmangur rreziqet e mundshme dhe për të mbajtur mjetin në gjendje të mirë funksionale;

4. Bashkëpunon me ofiçinën për të siguruar riparimin dhe çdo problem teknik të zgjidhet në kohë dhe në mënyrë efektive;

5. Respekton dhe zbaton rregullat dhe procedurat e sigurisë në çdo moment gjatë operimit të mjetit, duke siguruar që të gjitha shërbimet të kryhen me siguri dhe në përputhje me ligjin;

6. Përkujdeset për dokumentacionin e nevojshëm të mjetit, duke përfshirë dokumentacionin e sigurisë, lejet e drejtimit, dhe çdo dokument tjetër të rëndësishëm për legalitetin dhe funksionimin e rregullt të mjetit.


Kualifikimet dhe aftësitë e kërkuara

1. Dëshmi aftësie profesionale për mjetet e rënda;

2. Preferohet të ketë eksperiencë pune të mëparshme;

3. Të ketë aftësi të mira komunikimi dhe bashkëpunimi me kolegët dhe drejtuesit;

4. Të jetë i gatshëm të punojë me turne dhe në volum pune.


Nënpunës regjistrues të dhënash (operator)

Detyrat dhe Përgjegjësitë:

1. Të verifikoj të dhënat e mjetit dhe deklarimin e drejtuesit të mjetit për depozitimin e mbetjeve, duke siguruar që të përputhen më të dhënat në sistem dhe të plotësoj formularin e transferimit të mbetjeve;

2. Të udhëzoj mjetin drejt peshores elektronike për të peshuar saktësisht masën e mbetjeve;

3. Të udhëzoj punëtorin në venddepozitim për mjetin që do të depozitoj;

4. Të kontrolloj venddepozitimin dhe të raportoj sipas situatave;

5. Të përgatit fletë pranimet dhe të regjistroj të dhënat e nevojshme për të siguruar transparencë për çdo depozitim të mbetjeve;

6. Të kryej kontrolle të vazhdueshme;

7. Të komunikoj dhe bashkëpunoj me stafin e sigurisë në kantier për të identifikuar dhe trajtuar çdo situatë problematike të mundshme;

8. Të raportoj çdo problem tek personat përgjegjës për të marrë veprime korrigjuese ose zgjidhje të menjëhërshme


Kualifikimet dhe aftësitë e kërkuara

1. Të jetë i përgjegjshëm;

2. Të ketë aftësi të mira komunikimi dhe bashkëpunimi me kolegët;

3. Të ketë arsim të mesëm;

4. Të njoh dhe përdor programet kompjuterike bazë (Office);

5. Të jetë i gatshëm të punojë me turne dhe në volum pune;

Publikuar nga

IEBV më 08 Maj 2026

Përmbatja

Ndani këtë informacion.

Publikuar nga

IEBV më 08 Maj 2026

Shpërndaje

Ndani këtë informacion.

Lexo listen e tarifave

Për të mësuar me shumë kliko mbi butonin ne vijim ose kliko direkt ne botimin për të cilin jeni i interesuar.

Keni një pyetje për ne?

Kontaktoni