Bazuar në ligjin nr.10431, datë 09.06.2011 “Për Mbrojtjen e Mjedisit”, të ndryshuar, ligjin nr. 10448, datë 14.07.2011 “Për Lejet e Mjedisit”, të ndryshuar dhe VKM nr. 419 datë 25.06.2014 “Për miratimin e kërkesave të posacme për shqyrtimin e kërkesave për leje mjedisi të tipave A, B dhe C, për transferimin e lejeve nga një subjekt te tjetri, të kushteve për lejet respektive të mjedisit, si dhe rregullave të hollësishme për shqyrtimin e tyre nga autoritetet kompetente deri në lëshimin e këtyre lejeve nga QKB-ja”, Kreu VI “Informimi dhe pjesmarrja e publikut për aplikimin për leje mjedisi të tipit A dhe B” ju njoftojmë se: Shoqëria “Integrated Energy BV SPV” Sh.p.k., në bashkëpunim me Agjencinë Kombëtare të Mjedisit dhe Bashkinë Tiranë, organizon Dëgjesën Publike për konsultimin e "Aplikim për ndryshim thelbësor në kushtet e lejes së mjedisit të tipit A" për instalimin “Zgjerimi i kapacitetit të lendfillit të mbetjeve urbane (Pika 13), pajisur me Leje Mjedisi Tipi A (PN-0762-08-2021), Zona e Trajtimit të Mbetjeve Tiranë (Z.T.M.T) pika 13” në datën 23 Maj 2025, ora 11:00, pranë Hotel Mustang, Sharrë, Vaqarr.
Për më shumë info referojuni në link:
https://akm.gov.al/ova_doc/integrated-energy-landfill-i-mbetjeve-arm-tirane/
Referuar legjislacionit të sipër cituar, prezenca në dëgjesën me publikun e qytetarëve dhe të gjithë aktorëve të interesuar është e mirëpritur.
Duke ju falenderuar për bashkëpunimin,
“INTEGRATED ENERGY BV SPV” SHPK
Email: info@iebv.com.al
Telefon: +355 68 60 82 840
Share this information.
To learn more click on the button below or click directly on the publication you are interested in.
Browse all publications