Krahas punës intensive në kantierin më të madh të Tiranës, kujdesemi që ti japim jetë çdo metër toke që kapsulojmë, duke e shpëtuar nga gazrat e dëmshëm për komunitetin. Ky proces specifik i rehabilitimit dedikuar për zonën e landfillit të vjetër finalizohet nëpërmjet mbulimit me dhé vegjetativ dhe më pas mbjelljes. Pylli që mund të shihni në video ka qenë venddepozitimi i vjetër i mbetjeve urbane.
Zë një sipërfaqe prej 1500 m2 në hyrje të kantierit dhe është vetëm një pjesë e vogël nga pylli i gjithë Landfillit të Sharrës.
Kafshët janë bioindikatorët më të mirë shëndetësorë në Zonën e Trajtimit të Përpunimit të Mbetjeve. Gjendja e tyre tregon që parametrat mjedisor janë brenda normave. Sot në Sharrë kemi liqene me ujë të pastër dhe një botë të larmishme ujore.
Peshq, zogj, në një liqen të krijuar rishtazi me synim qarkullimin e ujërave janë vetëm një copëz nga panorama e mrekullueshme që do të zëvendësojë helmet dhe mbeturinat 30 vjeçare të Tiranës.
Një nga gjërat që vizitorëve të Zonës së Trajtimit të Mbetjeve në Tiranë ju bën më shumë përshtypje, është pikërisht projekti. Kur një njëri i zakonshëm futet në impiant ai nuk e vë re që ndodhet në një impiant trajtimi mbetjesh pasi zona është menaxhuar në mënyrë të tillë që natyra të ruajë tiparet e saj. Fauna dhe Flora zhvillohen natyrshëm në kantierin tonë pa u ndikuar nga efektet e trajtimit të mbetjeve në impiant. Kjo tregon cilësinë e trajtimit të mbetjeve të cilat nuk kanë asnjë impakt negativ në zonën përreth.
Video mes gjelbërimit të krijuar nga ne në toka dikur me mbetje dhe mes punës që në kantier nuk ndalon asnjë çast tregon pikërisht këtë tipologji të kantierit tonë.