Rreth Nesh

Udhëhiqemi nga vlera të larta që sigurojnë suksesin

Misioni

Shoqëria konçesionare Integrated Energy BV SPV sh.p.k është themeluar në zbatim të legjislacionit shqiptar në fuqi. Qëllimi veprimtarisë së shoqërisë konçesionare është menaxhimi, administrimi dhe realizimi i punimeve për ndërtimin e Zonës së Trajtimit të Mbetjeve Tiranë, Sharrë, në bazë të kontratës konçesionare “Për Ndërtimin Landfilli, Inçeneratori dhe Rehabilitim i Venddepozitimeve Ekzistuese Tiranë dhe Prodhimin e Energjisë Elektrike”.



Shoqëria Integrated Energy BV SPV do të realizojë ndërtimin dhe operimin e zonës së menaxhimit të mbetjeve për Qarkun Tiranë për ti dhënë një zgjidhje afatgjatë problematikës serioze të menaxhimit të mbetjeve . I gjithë investimi do të kryhet nga IEBV, e cila më pas do të kujdeset për procesin e operimit dhe mirëmbajtjes në një periudhë 30 vjeçare.


Administrator


Z. Arjan Baçi

Administrator i Integrated Energy B. V. SPV


Njerëzit janë në thelb të shoqërisë tonë, prandaj dhe fokusi ynë strategjik do të jetë tek ata dhe mbështetja e tyre për të përmbushur të gjitha qëllimet në përputhje me rregullat e shtetit dhe në përputhje me politikat e Shoqërisë. Së bashku me punonjësit tanë të talentuar, unë do të drejtoj vazhdimin e të gjitha projekteve të biznesit duke u fokusuar ne transformimin me sukses të Shoqërisë në përputhje me ambiciet tona.


Projekti ynë vazhdon të eci përpara me sukses në të gjitha fazat e tij dhe unë në bashkëpunim me ekipin drejtues, do të ndjek të gjitha procedurat për të arritur objektivat.


Vlerat tona


Mbrojtja

Ne do të zhvillojmë biznesin tonë në një mënyrë të shëndoshë mjedisore, që mbron shëndetin e njeriut dhe mjedisin që na rrethon.

Kualifikimi

Ne do të sigurojmë që të gjithë punonjësit të kenë informacionin, burimet dhe trajnimin e nevojshëm për të marrë vendimet e duhura mjedisore.

Pajtueshmëria

Ne do të menaxhojmë punën tonë për të siguruar përputhjen me të gjitha rregulloret dhe kërkesat e zbatueshme mjedisore.

Ruajtja

Ne do të minimizojmë ndikimin në mjedis, duke inkurajuar parandalimin e ndotjes në burim, minimizimin e mbetjeve, riciklimin dhe depozitim të përgjegjshëm të nënprodukteve të prodhimit.

Bashkëpunimi

Ne bashkëpunojmë me konsultentët që ofrojnë ekspertizën më të mirë ndërkombëtare duke siguruar që çdo palë e tretë e angazhuar, të respektojë filozofinë tonë për mjedisin.

Angazhimi

Integrated Energy është e angazhuar të jetë lider në fushën e mbrojtjes së mjedisit, duke rritur vetëdijen dhe performancën superiore nëpërmjet një proçesi të përmirësimit të vazhdueshëm.