Situata e Mbetjeve

Udhëhiqemi nga vlera të larta që sigurojnë suksesin

Mbetjet në Qarkun e Tiranës

Qarku Tiranë është qarku që gjeneron rreth 30% të mbetjeve në rang vendi dhe ka rreth 1/3 e popullsisë sipas të dhënave më të fundit nga Census 2011. Në Tiranë, si në shumicën e vendit , mbetjet në zonat urbane mblidhen dhe transportohen nga kompani private të specializuara në këtë fushë.


Zonat rurale deri në 2015 nuk janë mbuluar me shërbime të menaxhimit të mbetjeve. Popullata gjente zgjidhje individuale si djegia në vende të hapura apo hedhja jashtë në venddepozitime të paligjshme duke shkaktuar ndotje të madhe me pasoja serioze për shëndetin e banorëve dhe kafshëve të zonës.


Shih videon


Gjendja dikur e venddepozitimit ekzistues Sharrë:

  • Volumet e mbetjeve kanë kaluar kapacitetin për të cilin ishte projektuar venddepozitimi aktual i mbetjeve urbane të Bashkisë Tiranë.
  • Në shumë raste, mbetjet industriale janë depozituar në të njëjtin vend me mbetjet urbane duke sjellë efekte negative në mjedis.
  • Transporti i fragmenteve të lehta dhe të pluhurave për shkak të erës, është shkaktari kryesor i erërave të këqija të cilat janë rrjedhojë e fermentimit dhe dekompozimit të mbetjeve organike.
  • Venddepozitimi aktual nuk kishte teknikë të përshtatshme për mbulimin e mbetjeve. Mungonte gjithashtu një sistem funksional për kapjen e biogazit dhe djegien e tij duke cuar në çlirimin e gazit direkt në atmosferë e duke qenë mundësi për shpërthime dhe zjarre.


Landfilli i Sharrës para Rehabilitimit

Landfilli i mbetjeve Sharrë ndodhet në Jugperëndim të Tiranës. Largësia nga qendra e qytetit është rreth 6 km. Përpara viteve ’90 landfilli është përdorur kryesisht për depozitimin e mbetjeve industriale dhe operimi i tij kryhej nga Ndërrmarrja e Menaxhimit të Mbetjeve. Gjithësesi funksionimi i landfillit është kryer në mënyrë të pakontrolluar dhe djegiet spontane të mbetjeve kanë ndodhur deri në Shtator 2008 kur u bë dhe mbyllja e landfillit të vjetër duke lejuar zgjerimin e landfillit të ri. Venddepozitimi ekzistues ku hidhen mbeturinat nuk ishte i izoluar dhe nuk ka patur masa mbrojtëse për të ndaluar depërtimin në ujërat nëntokësor duke lënë rrjedhimisht të lirë kalimin e metaleve të rënda dhe ndotësve të tjerë.