Pse Arktitektura e Peizazhit Dega e Re Universitare po studion Sharrën?

Sipas tokës, edhe pema

Sipas tokës edhe pemën. Ky është parimi që ndjekim në Zonën më të Madhe të Trajtimit të Mbetjeve në Sharrë. Çdo lloj toke do pemën e vet.

Më i vështirë bëhet ky proces kur toka për 30 vjet ka vuajtur kontaminimet e mbetjeve dhe helmeve. Me një ekspertizë të shkëlqyer ja kemi dalë që pas kapsulimit të forcojmë terrenin nga rënjët e pemëve të mbjella. Ta mbrojmë atë nga rrëshkitja, shembja apo erozioni e mbi të gjitha ta pastrojmë nga helmet. Një pyll i krijuar nga dora e njeriut, por që i ngjan një habitati natyral është ndoshta vendi i vetëm ku mund të studiosh botën mesdhetare brenda një sipërfaqeje të caktuar.

Në Zonën e Trajtimit të Mbetjeve numri i pemëve është shumë i lartë dhe llojshmëria e tyre mjaft e madhe. Çdo bimë në parcelën ku është vendosur ka një funksion. Nëse do ta vizitoni Sharrën do të shikoni si fillim sipërfaqe të mëdha me jonxhë. Ajo që ne kemi zgjedhur është e llojit Leticia.

Eshtë përzgjedhur nga ekspertët pasi ka një sistem të fuqishëm rrënjor, i cili shkon deri në 20 m thellësi, përmirëson strukturën dhe përshkueshmërinë e ajrit dhe mbi të gjitha në rastin tonë të tokës, e cila i është nënshtruar procesit të kapsulimit të mbetjeve. Në një zonë tjetër ne kemi mbjellë pemën e Plepit.

Çështë përzgjedhur nga ekspertët pasi është dru ideal per thyerjen e erërave. Sot ata janë lartësuar shumë, por mund të arrijnë deri në 35 m lartësi. Ndërsa me Akacian kemi pyllëzuar territore të pjerrëta, pasi sistemi rrënjor i kësaj peme është ideal për të lidhur tokën. Shelgjet janë mbjellë në terrene me lagështirë kryesisht anës liqeneve që kemi krijuar, duke ndihmuar jo vetëm peizazhin, por dhe natyrën e këtij lloj vegjetacioni tipik. E po kështu çdo vend për mimozat, ullinjtë dhe drurët frutorë apo vreshtat, është studjuar fillimisht për të ndihmuar tokën e kapsuluar dikur plot helme.

Rivitalizimi i tokës pas kapsulimit të mbetjeve është suksesi që ekspertët e mjedisit kanë arritur në Zonën e Trajtimit të Mbetjeve. Pikërisht ky parcelizim, ku çdo centimetër tokë përshtatet me bimën po studiohet nga studentët e Arkitekturës së Peizazhit, një degë e re në Shqipëri, e cila do të nxjerrë ekspertët e ardhshëm të mjedisit.


Publikuar nga

IEBV më 28 Prill 2022

Përmbatja

Ndani këtë informacion.

Publikuar nga

IEBV më 28 Prill 2022

Shpërndaje

Ndani këtë informacion.

Lexo listen e tarifave

Për të mësuar me shumë kliko mbi butonin ne vijim ose kliko direkt ne botimin për të cilin jeni i interesuar.

Keni një pyetje për ne?

Kontaktoni