GeoGenix B.V. deklarata për media

GeoGenix B.V. ka monitoruar gjatë gjithë kohës ngjarjet që përfshijnë dhe përfliten për investimet tona në Shqipëri

GeoGenix B.V. ortaku i vetëm i shoqërisë Integrated Energy BV SPV Sh.p.k., ka monitoruar gjatë gjithë kohës ngjarjet që përfshijnë dhe përfliten për investimet tona në Shqipëri, veçanërisht referuar lidhjeve të përfolura në media dhe në arenën politike. Referuar përfundimit të punimeve të Komisionit Hetimor Parlamentar për Impiantet e Trajtimit të Mbetjeve Urbane, GeoGenix B.V. e ka vlerësuar si kohën e përshtatshme për të trajtuar temat e mëposhtme, të cilat duket të jenë thelbësore për një numër pretendimesh të ngritura. GeoGenix B.V. është dhe ka qenë gjithmonë një bashkim operatorësh lider evropianë në fushën e industrisë dhe inxhinierisë me objektivin që të sjellin së bashku teknologjitë më të specializuara dhe të përparuara në Industrinë e Menaxhimit të Mbetjeve. Duke operuar në nivel global, me projekte në vende të ndryshme të botës, GeoGenix B.V. bashkëpunon me partnerë dhe konsulent lokalë për të asistuar në klimën e biznesit dhe aktivitetet e ndryshme në vend. Në këtë aspekt, Zoto Consulting Sh.p.k.dhe Consulting SE Sh.p.k. kanë funksionuar si konsulent lokal dhe Integrated Technology Services Sh.p.k. si nënkontraktor i Integrated Energy BV SPV Sh.p.k. Duke ndjekur problematikat e ngritura ndaj këtyre shoqërive, si dhe duke mos dashur të ndërhyjmë në diskursin politik dhe/apo ligjor lidhur me ta, si bord drejtues kemi diskutuar me përgjegjshmëri të lartë duke arritur në përfundimin se është në interesin më të mirë të aktivitetit të Shoqërisë tonë ndërprerja e menjëherëshme, pa asnjë paragjykim, prej Integrated Energy BV SPV Sh.p.k. e të gjitha marëdhënieve kontraktuale me Shoqëritë Zoto Consulting Sh.p.k., Integrated Technology Services Sh.p.k., si edhe Consulting SE Sh.p.k.. Në këtë këndvështrim, vlen për të sqaruar faktin, se këto Shoqëri dhe zotëruesit e tyre, nuk kanë asnjë lidhje tjetër veç bashkëpunimit në formën e nënkontraktimit me Shoqërinë tonë. GeoGenix B.V. i falenderon për punën dhe ndihmën e tyre të deritanishme. GeoGenix B.V. vlerëson fuqimisht dhe para së gjithash vlerat dhe reputacionin e saj, duke synuar të punojmë me transparencë dhe integritet dhe të mbajmë stafin dhe nënkontraktorët tanë në standardet më të larta të etikës. Pavarësisht sa më lart, GeoGenix B.V. si ortake e vetme e shoqërisë koncensionare Integrated Energy BV SPV Sh.p.k., garanton vazhdimin e realizimit të kontratës së koncensionit në përputhje me angazhimet kontraktuale. Ne jemi të sigurt në realizimin e këtij projekti koncesionar dhe në përmbushjen e detyrimeve nga të gjitha palët e përfshira. GeoGenix B.V. ofron zgjidhje mjedisore afatgjata të qëndrueshme në industrinë ndërkombëtare të menaxhimit të mbetjeve dhe bashkëpunon me shoqëritë evropiane lidere të industrisë dhe inxhinierisë në përmbushje të projekteve të tij të biznesit.

Publikuar nga

IEBV më 26 Mars 2022

Përmbatja

Ndani këtë informacion.

Publikuar nga

IEBV më 26 Mars 2022

Shpërndaje

Ndani këtë informacion.

Lexo listen e tarifave

Për të mësuar me shumë kliko mbi butonin ne vijim ose kliko direkt ne botimin për të cilin jeni i interesuar.

Keni një pyetje për ne?

Kontaktoni