Shoqëria “Integrated Energy BV SPV” sh.p.k. shpall vende të lira pune.
Aplikimet pranohen deri më 26.01.2026.
Të interesuarit janë të lutur të dërgojnë CV-në e tyre në adresën e email-it:
SPECIALIST PROKURIMESH
Detyrat dhe Përgjegjësitë:
1. Planifikon dhe zbaton proceset e prokurimit në përputhje me nevojat e shoqërisë;
2. Koordinimi me magazinën për monitorimin e gjendjes së materialeve dhe identifikimin e
nevojave për blerje;
3. Përgatitja dhe administrimi i kërkesave për oferta, bazuar në specifikimet teknike dhe
kërkesat e departamenteve përkatëse;
4. Identifikon, analizon dhe përzgjedh furnitorë të besueshëm, duke siguruar cilësi, kosto
konkurruese dhe afate të përshtatshme furnizimi;
5. Negociimi me furnitorët për afatet e dorëzimit, kushtet kontraktuale dhe çmimet më të
përfitueshme për shoqërinë;
6. Realizimi i analizës së përmbledhur të ofertave të pranuara, për vlerësimin e opsioneve në
dispozicion;
7. Përgatitja e tabelave krahasuese të ofertave të marra nga furnitorët, me qëllim përzgjedhjen e
ofertës më të favorshme për shoqërinë;
8. Përgatitja dhe dorëzimi i urdhrave të blerjes, pas miratimit të ofertës nga komisioni i
blerjeve;
9. Koordinimi dhe bashkëpunimi me Departamentin e Financës për administrimin e faturave
tatimore të blerjeve dhe zbatimin korrekt të procedurave të pagesës.
Ndani këtë informacion.
Për të mësuar me shumë kliko mbi butonin ne vijim ose kliko direkt ne botimin për të cilin jeni i interesuar.
Shfleto të gjithë botimet