Shoqëria “Integrated Energy BV SPV” sh.p.k. shpall vende vakante pune

Applications are accepted until 29.01.2025, apply now and become part of our staff

Shoqëria “Integrated Energy BV SPV” sh.p.k. shpall vende vakante pune.

Pranohen aplikimet deri në datë 29.01.2025

Dërgoni CV në adresen hr@iebv.com.al

Auditues i Brëndshëm

Detyrat dhe Përgjegjësitë:

1. Kryen auditime për të siguruar që operacionet e trajtimit të mbetjeve të shoqërisë i

përmbahen rregullores mjedisore lokale dhe shtetërore;

2. Vlerëson efikasitetin e proceseve të trajtimit të mbetjeve, duke identifikuar mundësitë për

përmirësim në përdorimin e burimeve, ruajtjen e energjisë dhe reduktimin e mbetjeve;

3. Identifikon dhe vlerëson rrisqet që lidhen me operacionet e shoqërisë;

4. Zhvillon plane dhe strategji auditimi për të adresuar rreziqet dhe objektivat e identifikuara;

5. Analizon informacionin financiar dhe monitoron proceset e kontabilitetit për të siguruar që të

gjitha transaksionet dhe llogaritë të jenë të sakta dhe të dokumentuara sipas rregullave

ligjore.

6. Vëzhgon kontrollet e brëndshme, proceset, transaksionet dhe pasqyrat financiare për

saktësinë, efikasitetin dhe pajtueshmërinë;

7. Mban dokumentacion gjithëpërfshirës të auditimit, duke përfshirë letrat e punës dhe raportet

për auditimet e kryera;

8. Siguron që operacionet dhe aktivitetet e shoqërisë përputhen me politikat, procedurat dhe

standardet ligjore të përcaktuara;

9. Komunikon parregullsitë dhe rekomandimet e auditimit tek Administratori i Shoqërisë;

10. Siguron që të ndërmerren veprime korrigjuese në përgjigje të gjetjeve të auditimit dhe

monitoron zbatimin e tyre;

11. Heton mashtrimet e mundshme, parregullsitë dhe praktikat joetike brenda shoqërisë dhe

raporton për to;

12. Ofron udhëzime për menaxhimin e rrezikut, përmirësin e kontrollit dhe praktikat më të mira

për njësitë e ndryshme të shoqërisë;

13. Identifikikon dhe raporton rreziqe të sigurisë dhe privatësisë dhe propozon marrjen e masave

për t`i adresuar ato.

Kualifikimet dhe aftësitë e kërkuara

1. Të ketë përfunduar arsimin e lartë. Dipomë Bachelor në Kontabilitet, Financë ose fusha

të ngjashme;

2. Të kenë njohuri të ligjeve rregulloreve dhe standarteve të kontabilitetit dhe auditimit.

3. Të ketë eksperiencë pune të ngjashme;

4. Aftësi shumë të mira menaxhuese, organizative, dhe komunikuese;

5. Njohuri të mira të gjuhës angleze;

6. Njohuri në përdorimin e programeve të ndryshme kompjuterike.

Magazinier (Njësia eFinancës)

Detyrat dhe përgjegjësitë:

1. Monitorimi i kërkesave për blerje duke siguruar që të përputhen me nevojat dhe specifikat e projekteve të caktuara;

2. Furnizimi i kantierit me materiale të domosdoshme për përditshmëri, duke siguruar që të gjitha nevojat të plotësohen në kohë;

3. Monitorimi i gjëndjes së magazines dhe kërkesave për materiale, duke siguruar që të gjitha lëvizjet të regjistrohen dhe të raportohen në mënyrë të rregullt;

4. Shpërndarja e materialeve sipas urdhrave të punës nga inxhinierët prgjegjës, duke siguruar që cdo njësi të ketë materiale të nevojshme për projektet e tyre;

5. Menaxhimi dhe zbatimi i proceseve të magazinimit të materialeve, duke garantuar që operacionet të jenë efikase dhe të përshtatshme;

6. Mirëmbajtja e magazinës dhe administrimi i materialeve, duke siguruar që mjedisi të jetë i sigurt dhe i organizuar;

7. Kontrolli i sasisë dhe cilësisë së materialeve, duke përdorur standarde dhe protokolle të caktuara për vlerësimin e tyre dhe sigurohet që materialet e marra në dorëzim të përmbushin standardet e cilësisë;

8. Realizimi sistematik i inventarit të materialeve për të siguruar transparencë dhe llogaridhënie të saktë;

9. Regjistrimi i materialeve dhe i lëvizjeve të tyre në programin financiar për të mbajtur evidencë të plotë të transaksioneve;

10. Ruajtja e dokumentacionit të mëparshëm dhe aktual sipas standardeve të shoqërisë, duke siguruar që të gjitha dokumentet të jenë të arritshme dhe të organizuara në mënyrë të duhur;

11. Bashkëpunimi me punonjësit e tjerë të njësisë së financës për të verifikuar përputhshmërinë e regjistrimeve financiare me lëvizjet fizike të materialeve;

12. Mbajtja e proçesverbalëve për çdo incident, thyerje, dëmtim, ose shpërdorim tëmaterialeve për të raportuar dhe adresuar çdo problem në kohë;

13. Përgatitja dhe dorëzimi i raporteve ditore tek eprori i drejtpërdrejt për të informuar për gjendjen e magazinës dhe lëvizjet e materialeve.

Kualifikimet dhe aftësitë e kërkuara

1. Të ketë përfunduar arsimin e mesëm. Priortet do të kenë kanditatët që kanë përfunduar arsimin e lartë;

2. Njohuri në përdorim të programit financiar “Financa 5”;

3. Të ketë eksperiencë pune të ngjashme;

4. Aftësi shumë të mira menaxhuese, organizative, dhe komunikuese;

5. Njohuri në përdorimin e programeve të ndryshme kompjuterike.

Oficina / Mekaniku (Njësia e Mekanikës)

Detyrat dhe përgjegjësitë:

1. Kryen ndërhyrjet e nevojshme për riparimin dhe mirëmbajtjen e mjeteve të rënda, duke përfshirë përpunimin e përgjegjësive të teknikut, nëpërmjet dokumentacionit dhe ndjekjes së proceseve të përshtatshme të mirëmbajtjes;

2. Përgatit dhe administron një plan të strukturuar për kontrollin periodik të mjeteve, duke identifikuar, dokumentuar dhe raportuar defektet në mënyrë të rregullt;

3. Menaxhon inventarin e pjesëve të rezervuara dhe materialet e nevojshme për riparimin dhe mirëmbajtjen, duke siguruar që të gjitha pajisjet të jenë në dispozicion në kohën e duhur për punën e nevojshme;

4. Bashkëpunon me njësin e magazinës për të siguruar që pjesët dhe materialet e nevojshme për riparimin dhe mirëmbajtjen të disponohen në kohë dhe në sasi të mjaftueshme;

5. Monitoron dhe dokumenton të gjitha veprimet e kryera për riparimin dhe mirëmbajtjen, duke përfshirë punën e kryer, kohën e përdorur dhe materialet e përdorura;

Kualifikimet dhe aftësitë e kërkuara

1. Të ketë përfunduar arsimin e mesëm profesional, profili mekanik;

2. Të ketë eksperiencë pune të ngjashme;

3. Aftësi shumë të mira menaxhuese, organizative, dhe komunikuese.

Drejtues i makinave të rënda (Manovrator)

Detyrat dhe Përgjegjësitë:

1. Operon mjetet e rënda sipas nevojave të punës, duke siguruar që të gjitha operacionet të kryhen në përputhje me udhëzimet dhe rregullat e sigurisë përkatëse;

2. Kujdeset për mirëmbajtjen e përditshme të mjetit në përdorim, duke përfshirë kontrollin e nivelit të karburantit, ujit, dhe nivelet e tjera të nevojshme, si dhe monitorimin e gjeneralizuar të gjendjes së mjetit për shenja të ndonjë problemi potencial;

3. Realizon kontrollin dhe raporton tek përgjegjësi për çdo problematikë të evidentuar në mjetin e përdorur, duke siguruar që të gjitha incidentet dhe defektet të raportohen dhe trajtohen menjëherë për të shmangur rreziqet e mundshme dhe për të mbajtur mjetin në gjendje të mirë funksionale;

4. Bashkëpunon me ofiçinën për të siguruar riparimin dhe çdo problem teknik të zgjidhet në kohë dhe në mënyrë efektive;

5. Respekton dhe zbaton rregullat dhe procedurat e sigurisë në çdo moment gjatë operimit të mjetit, duke siguruar që të gjitha shërbimet të kryhen me siguri dhe në përputhje me ligjin;

6. Përkujdeset për dokumentacionin e nevojshëm të mjetit, duke përfshirë dokumentacionin e sigurisë, lejet e drejtimit, dhe çdo dokument tjetër të rëndësishëm për legalitetin dhe funksionimin e rregullt të mjetit.

Kualifikimet dhe aftësitë e kërkuara

1. Dëshmi aftësie profesionale për mjetet e rënda;

2. Preferohet të ketë eksperiencë pune të mëparshme;

3. Të ketë aftësi të mira komunikimi dhe bashkëpunimi me kolegët dhe drejtuesit;

4. Të jetë i gatshëm të punojë me turne dhe në volum pune.

Drejtues Teknik - Inxhinier Elektrik

Detyrat dhe Përgjegjësitë:

1. Mban komunikim të vazhdueshëm me Supervizorin e punimeve për të siguruar koordinimin e përgjithshëm të projektit;

2. Përgatit dokumentacionin teknik të nevojshëm për projektin në pajtim me specifikimet dhe kërkesat e autoriteteve kompetente;

3. Kontrollon dosjen teknike për Supervizorin dhe Autoritetin Kontraktor për të siguruar përputhjen dhe saktësinë e informacionit teknik;

4. Monitoron dhe menaxhon situatat që lidhen me Autoritetin Kontraktor dhe Supervizorin, duke vepruar në përputhje me udhëzimet dhe kërkesat e tyre;

5. Kontrollon raportet mujore mbi ecurin e punimeve në kantier dhe i raporton Supervizorit dhe Autoritetit Kontraktor për të siguruar transparencën dhe përgjegjshmërinë e nevojshme;

6. Verifikon dhe kontrollon analizat e cmimeve për materialet e ndryshme që përdoren në kantier për të siguruar që çmimet janë në përputhje me manualin e ndërtimit dhe kushtet e kontratës;

7. Monitoron situatën e pjesës së investimit për zyrën e financës dhe siguron që resurset financiare janë të disponueshme për realizimin e punimeve në përputhje me planifikimin;

8. Përgatit relacione, specifikime teknike dhe kontrollon dokumentacionin teknik si librat e masave, preventivat, dhe raportet mujore të situacionit për të siguruar që punimet janë në përputhje me specifikimet dhe kërkesat e projektit;

9. Përpunon vizatime për projektet dhe siguron që ato janë të saktë dhe të plotë për zbatimin e tyre në terren;

10. Kontrollon preventivat paraprake për të parandaluar mosmarrëveshjet dhe për të siguruar që kostot e projektit janë në përputhje me buxhetin e planifikuar;

11. Korrespondenca aktive me zyrën e projektimit për të diskutuar dhe zgjidhur çdo çështje teknike që lind gjatë zbatimit të projektit;

12. Zbaton dhe ndjek punimet në terren kur është e nevojshme prezenca fizike për të siguruar që punimet janë në përputhje me projektin dhe specifikimet;

13. Është i disponueshëm për të kryer çdo punë të nevojshme në funksion të projektit dhe për të mbështetur stafin teknik dhe operativ në realizimin e detyrave të tyre;

14. Përgatit dhe dorëzon aplikimet në platformën e-albania për leje ndërtimi dhe siguron që dokumentacioni për lejen ndërtimore është i plotë dhe i saktë për miratimin e autoriteteve kompetente.

Kualifikimet dhe aftësitë e kërkuara

1. Të ketë përfunduar arsimin e lartë, dega Inxhinieri Elektrike;

2. Të ketë eksperiencë pune minimumi 5 vite nga momenti i diplomimit;

3. Të ketë eksperiencë pune të ngjashme;

4. Aftësi për të lexuar, analizuar dhe shpjeguar projektet, korrespondencat e biznesit, kontrata, procedurat dhe manualet teknike;

5. Aftësi komunikuese te mira;

6. Njohuri shumë të mira të gjuhës angleze dhe italiane;

7. Të ketë njohuri në përdorimin e programeve të ndryshme kompjuterike dhe AutoCAD.

Drejtues Teknik - Inxhinier Ndërtimi

1. Të ketë përfunduar arsimin e lartë, dega Inxhinieri Ndërtimi;

2. Të ketë eksperiencë pune minimumi 5 vite nga momenti i diplomimit;

3. Të ketë eksperiencë pune të ngjashme;

4. Aftësi për të lexuar, analizuar dhe shpjeguar projektet, korrespondencat e biznesit, kontrata, procedurat dhe manualet teknike;

5. Aftësi komunikuese te mira;

6. Njohuri shumë të mira të gjuhës angleze dhe italiane;

7. Të ketë njohuri në përdorimin e programeve të ndryshme kompjuterike dhe AutoCAD.

Publikuar nga

IEBV më 15 Janar 2025

Përmbatja

Ndani këtë informacion.

Publikuar nga

IEBV më 15 Janar 2025

Shpërndaje

Ndani këtë informacion.

Lexo listen e tarifave

Për të mësuar me shumë kliko mbi butonin ne vijim ose kliko direkt ne botimin për të cilin jeni i interesuar.

Keni një pyetje për ne?

Kontaktoni