Dita e mjedisit

5 Qershori, dita botërore e Mjedisit, na gjeti pranë komunitetit të Kombinatit, zonë ku shoqëria koncesionare IEBV kryen aktivitetin e saj.

Këtë herë vendosëm të pastrojmë liqenin piktoresk të Picallës. Një vend i bukur me natyrë të gjelbëruar, por për fat të keq i mbushur me mbeturina dhe plehra të hedhura pa kujdes pas një pikniku apo shëtitjeje. Ashtu siç në këtë ditë njerëzit bëhen bashkë në mbrojtje të ambientit edhe grupit tonë ju bashkuan maturantët e gjimnazit “Myslym Keta” si dhe studentë dhe staf akademik i Universiteti Polis. Të lumtur që në këtë iniciativë të përvitshme jemi gjithmonë e më shumë, pastruam një territor të madh të parkut të liqenit. Administratori i Përgjithshëm i kompanisë z. Herman Daniel Vermeulen u bë pjesë e iniciativës së përvitshme duke qenë dhe mbështetësi kryesor i këtij aktiviteti. IEBV inkurajon gjithkënd të bashkohet në iniciativat tona në mbrojtje të mjedisit. Ka vetëm një mënyrë t'ju lëmë fëmijëve një ambient me ajër të pastër dhe pa maska. Ta mbrojmë së bashku atë. Z.Herman Daniel Vermeulen Administrator i Pergjithshëm i Integrated Energy: "Shpresoj që ju ta kaloni këtë përvojë te shoqëria dhe familja juaj në mënyrë që të keni një liqen të këndshëm për të ardhur e për ta vizituar. Mendoj që është një iniciativë e mrekullueshme dhe një kontribut që i japim komunitetit"



Publikuar nga

IEBV më 05 Qershor 2022

Përmbatja

Ndani këtë informacion.

Publikuar nga

IEBV më 05 Qershor 2022

Shpërndaje

Ndani këtë informacion.

Lexo listen e tarifave

Për të mësuar me shumë kliko mbi butonin ne vijim ose kliko direkt ne botimin për të cilin jeni i interesuar.

Keni një pyetje për ne?

Kontaktoni